Shefi i diplomacisë evropianë, Josep Borrell, ka bërë të ditur se mbështetja ushtarake ndaj Ukrainës, do të rritet nga Bashkimi Evropian.

Ai pohoi se BE, nuk do të ofrojë vetëm armë për Ukrainën.

“Ne do të ofrojmë jo vetëm armë dhe municione, por edhe avionë luftarakë. Nuk po flasim vetëm për municione. Ne po furnizojmë armë më të rëndësishme për luftën”, tha Borell në konferencë për media.