Mëngjesin e sotëm u raportua se forcat ruse kanë hyrë në qytetin e Kharkiv, ndërsa tani në video e publikuara shihet se forcat ukrainase kanë marrë automjetet e blinduara ruse.

Në videon e publikuara në rrjetin social “Twitter” nga ‘Visegrad 24’ shihet teksa forcat ukrainase rrethojnë automjetet ruse, pasi ishin dorëzuar nga forcat ruse.

Ushtria ukrainase sapo i ka pritur shumë ngrohtë ushtrisë ruse që po përpiqet të hyjë në qendër të Kharkiv”, thuhet në postim.