Tri gra janë arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës, dy nga to sipas policisë janë shtetase të huaja, ndërsa njëra shtetase e Kosovës.

Të gjitha, sipas policisë dyshohen se përmes aeroportit te Prishtinës kanë tentuar të udhëtojnë në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar.

Dy nga të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë: 

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT /Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj  në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-12:15. Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj). E dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.