Rusia ka filluar sulmet në Ukrainë, që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Sulmet kanë vazhduar edhe sot. Ndaj këtyre sulmeve kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale, madje edhe prej vet popullit rus, disa prej të cilëve organizuan protestë kundër luftës.

Një prej tyre është edhe Ariana Lirey, që është edhe partnerja e reperit kosovar, Don Xhon.

“Jo luftë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj si kërkesë lutjeje të cilën e përcolli me flamujt e dy shteteve Rusi-Ukrainë.