Operativët rusë hynë në Kiev, konfirmuan zyrtarët ukrainas pak minuta më parë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës deklaroi se “armiku” ndodhet në rrethin Obolon, rreth nëntë kilometra nga parlamenti i Kievit në qendër të qytetit, raporton BBC.

Ministria inkurajon vendasit që të bëjnë “kokteje molotovi” dhe t’i hedhin në drejtim të rusëve, ndërsa të tjerët këshillohen të kërkojnë strehim.

“Banorë qetë – kini kujdes. Mos dilni nga shtëpitë,” tha ministria në një deklaratë të lëshuar.

Korrespondentët e BBC kishin raportuar më parë për një shkëmbim zjarri, por nuk mund të konfirmonin se çfarë ishte në atë kohë. Ata thonë se tani po dëgjojnë edhe shpërthime më të fuqishme.

Videot në mediat sociale tregojnë tanke ruse që kalojnë nëpër Obolon.