OAL shikon se si sporti do të ndikohet nga konflikti që ka shpërthyer në Europën Lindore. Tensionet politike janë rritur në Europë pas pushtimit të Ukrainës.

Futbolli është sporti që zbehët më së shumti në momente lufte, por lojë nuk ekziston atëherë kur jehonat e raketave ndihen në tërë kontinentin.

Por, si kanë ndikuar konfliktet ushtarake në futboll në Europë? Goal sjell disa gjëra që kanë ndryshuar në këtë rast.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Francë

Njëra prej ngjarjeve më spektakulare të UEFA-së në garën e klubeve, finalja e Ligës së kampionëve, është zhvendosur nga St Petersburgu në Paris pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Trupi qeverisës i futbollit ka konfirmuar se ka marrë vendim që t’ia heq këtë të drejtë qytetit rus më 25 shkurt, dy ditë pasi që pushtimi ndodhi. Stade de France në distriktin parisian, Saint Denis do ta pret këtë finale, e cila pritet të luhet më 28 maj, transmeton GazetaExpress.

Duke folur për lajmin, UEFA e ka falënderuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe qeverinë franceze për rolin e tyre dhe ndihmën për ta rivendosur ndeshjen në një stadium tjetër.

“UEFA dëshiron që të shpreh falënderimin dhe vlerësimin për mbështetjen e tij personale, Emmanuel Macron dhe përkushtimin e tij për ta organizuar garën më prestiogjioze në Francë në këtë kohë krize të pashembullt”, thuhet në deklaratën zyrtare të UEFA-së.

“Së bashku me qeverinë franceze, UEFA do të mbështet plotësisht përpjekjet e shumë palëve për të siguruar futbollistët dhe familjet e tyre në Ukrainë të cilët po përballën me vuajtje, shkatërrime dhe zhvendosje të tmerrshme nga vendi i tyre”.

Skuadrat ruse dhe ukrainase do të luajnë në vende neutrale

Klubet dhe Kombëtarët nga Rusia dhe Ukraina, të cilët garojnë në garat e UEFA-së do t’i luajnë ndeshjet si vendas në vende neutrale “deri në njoftim të radhës”.

Kjo do të këtë ndikim të Spartaku i Moskës në Europa Ligë dhe po ashtu për Kombëtaren e Rusisë e cila do të luajnë në play-offin e Botërorit ndeshjet kundër Polonisë në mars. Nëse Rusia fiton kundër Polonisë, ata po ashtu do të luajnë ndeshjet e tyre neutrale në një stadium tjetër kundër fituesit të çiftit Suedi-Republikë Çeke.

Ukraina po ashtu do të luajë në play-off të Botërorit, por për shkak se ata tashmë janë si Kombëtare që do të luajë jashtë, vendimi i UEFA-së nuk do të ndikojë në ndeshjen e tyre.

Kjo varët edhe vendimi i UEFA-së se sa gjatë do të jetë në fuqi e ku ai mund të këtë ndikim edhe në ndeshjet e Ligës së Kombëve të Rusisë dhe Ukrainës. Gara pritet të fillojë në qershor dhe shtator të 2022. Rusia është në grup me Islandën, Izraelin dhe Shqipërinë, kurse Ukraina në grup me Skocinë, Irlandën dhe Armeninë.

Zhvendosja e ndeshjeve nga UEFA vjen edhe si pasojë e presionit të Federatave të Futbollit të vendeve të caktuara që do të luajnë kundër Rusisë dhe Ukrainës. Federatat e Polonisë, Suedisë dhe Çekisë kishin dërguar një mesazh në FIFA për qëndrimet e tyre për Rusinë dhe kishin thënë që Rusia nuk mund të luajë në shtëpi playoffin në Botëror.

Futbollistët me protesta kundër luftës

Përshkallëzimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë pas vendimit të Rusisë për ta pushtuar vendin ka bërë që shumë futbollistë të deklarohen kundër luftës.

Kjo ndodhi edhe në ndeshjen më të mirë në Europa Ligë mes Barcelonës dhe Napolit ku të dy ekipet mbajtën një baner në të cilën shkruante “Stop luftës”

Profile të larta të futbollit të Ukrainës, të tilla si ish fituesi i Topit të Artë Andriy Shevchenko dhe mesfushori i Manchester City, Oleksandr Zinvhenko kanë postuar statuse emocionale në mbrojtje të vendit të tyre.

Futbollisti rusë, Fyodor Smolov postoi mesazhin “Jo luftës” në rrjetet sociale, derisa futbollisti i Atalantas nga Ukraina, Ruslan Malinovskyi kishte një fanellë në të cilën shkruante “Jo luftës në Ukrainë” oas shënoi gol kundër Olympiacosit në Europa Ligë.

Ish trajneri i Romës, Paulo Fonseca, i cili është në Kyiv, e ka cilësuar konfliktin si një “luftë të papranueshme”.

Të tjerët kanë qenë më të ashpër por të sinqertë në kritikat e tyre Rusisë, me ish lojtarin e Gjermanisë, Markus Babel që e ka cilësuar Vladimir Putinin “si të sëmurë në kry”.

Ukraina ndërpret aktivitet sportive

Nuk ka befasi, aktivitet e futbollit profesionist janë suspenduar në Ukrainë, me autoritetet sportive të cilët i janë përgjigjur tensioneve dhe pasigurisë në rajon.

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto de Zerbi ka treguar se ai është zgjuar nën tingujt e eksplodimeve kur ka folur për sigurinë e tij personale.

“Ambasada italiane na ka thënë që të largohemi, por, e përsëris, unë jam sportist, nuk mund të ia kthejë shpinën klubit tim, futbollit dhe të largohem për këtë – në fund ata mbyllën aeroportin dhe unë jam këtu”, tha De Zerbi, transmeton GazetaExpress.

Një numër i futbollistëve brazilian të cilët luajnë për Shakgtarin dhe Dynamo Kyiv kanë lëshuar një video që tregojnë se janë me familjet e tyre e ku ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveritë e tyre.

“Ne po qëndrojmë në këtë hotel, në këtë situatë, ne po kërkojmë ndihmën e juaj. Ka mungesë karburanti në qytet, kufijtë janë mbyllur, hapësira ajrore është mbyllur, ne nuk mund të largohemi”, thonë ata.

“Ne po kërkojmë ndihmë nga Qeveria e Brazilit, ne shpresojmë se ju mund të na ndihmoni duke shpërndarë këtë video e cila duhet të shkojë të sa më shumë njerëz që është e mundur”.

Premier Liga e Ukrainës është shtyrë në xhiron e 19 dhe mbetet e paqartë kur do të rifillojnë sportet në këtë vend.

Klubet e futbollit ndërpresin kontratat e sponsorizimit

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka bërë që disa marrëveshje komerciale në mes të disa klubeve dhe kompanive ruse të ndërpriten.

Manchester United ka prishur marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë ajrore ruse, Aeroflot pasi kësaj kompanie ju ndalua të fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Gjermani, skuadra e Bundesliga 2 ka ndërprerë bashkëpunimin me Gazprom – një kompani publike rusë – duke larguar nga fanellat e tyre emrin e tyre, derisa Matthias Warnig, i cili përfaqëson këtë kompani, ka dhënë dorëheqje nga bordi i klubit.

Gazprom po ashtu është partner i UEFA-së dhe presioni nga qeveritë e shteteve të Europës që UEFA ta ndërpret kontratën me gjigantit energjetik është i madh, edhe pse është e paqartë nëse kjo gjë do të ndodh.