Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), ka protestuar sot pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, për të shprehur shqetësimin për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në njoftimin e kësaj organizate u bëhet thirrje akterëve ndërkombëtar, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtës dhe të vendeve demokratike që të angazhohen urgjentisht për paqe dhe stabilitet.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
“Si shoqëri kemi përjetuar vet efektet shkatërrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, andaj bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

STOP luftës në Ukrainë

Sot protestuam bashkë me qytetarë të Kosovës pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, për të shprehur se shoqëria dhe shteti ynë qëndron kundër pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse.

Si shoqëri kemi përjetuar vet efektet shkatërrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, andaj bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë.

U bëjmë thirrje të gjithë akterëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtëse dhe të gjitha vendeve demokratike që të angazhohen urgjentisht për paqe dhe stabilitet si dhe më së rëndësishmi mbrojtjen e të drejtave themelore të civilëve.