Shtetet anëtarë të NATO-së kanë filluar lëvizjet e tyre pasi Rusia po vazhdon me pushtimin e Ukrainës.

Kësisoj, Britania e Madhe ka dërguar forca shtesë në Estoni, bashkë me pajisje tjera ushtarake dhe tanke.

Pamjet e arritjes së këtyre pajisjeve dhe ushtarëve janë publikuar nga “Sky News”.

Ky veprim i Britanisë vjen pasi që ky shtet vendosi edhe sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Ndryshe, nga luftimet e deritanishme raportohen të jenë vrarë qindra persona, në mesin e tyre edhe civilë.