Forcat ruse tani më kanë hyrë në Kiev, kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se armiku ishte në rrethin e Obolonit, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit, shkruan BBC.

Ata iu kanë bërë thirrje banorëve që të bëjnë koktej molotovi për të luftuar, ndërsa gjithashtu i kanë këshilluar të tjerët të kërkojnë strehim.

Korrespondentët e BBC në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh. Ata thonë se tani mund të dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.