Një tank i Ushtrisë ruse është filmuar sot duke shtypur një veturë në lëvizje në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Vetura që po ecte rrugës, raportohet të ketë qenë civile.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.