Qytetarët e Ukrainës tash e dy ditë janë në gjendje lufte pasi që Rusia ka bombarduar vendin, shkruan Rekordpress.

Shteti i Ukrainës ka vendosur që meshkujt nga 18 deri në 60 vjet nuk duhet ta lëshojnë vendin, gjë që ka bërë që shumë fëmijë të ndahen nga baballarët e tyre.

Së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shihet një baba i përlotur duke u përshëndetur me vajzen e tij të vogël të cilën e nisë për ta dërguar në një zonë më të sigurt.