Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës dhe avionët po fluturojnë mbi qytetet e mëdha. Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave.

Shqiptarja, Nely Supur, së bashku me familjen u shkëput nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.

“U ngrita në orën 5 të mëngjesit dhe dëgjova raketat. Për këtë arsye sot erdhëm në një fshat tek të arfërmit e burrit”.

“Këtu pranë me mua është djalim që e ka emrin Ervin. Në duam të largohemi nga Ukraina, këtu ku jam tani ndodhem afër kufirit të Moldavisë diku 200-300 km.”

Deri para të shtenave Nely ishte koreografe, ndërsa sot një qytetare Ukrainase që kërkon të shpëtoj prej luftës.

E ndërsa ajo lutet për tu larguar nga ky vend, bashkëshorti i saj duhet të shkoj në luftë të përballet me ushatarët rus.

Nely thotë se prej ditësh për të tërhequr para në banka duhet të qëndrojë në radhë me orë të tëra.

“Për momentin në xhep kam 100 euro dhe në bankot ka shumë njërëz dhe janë boshatisur”.

“Bashkëshorti im shkon në ushtri ai do të marrë pjesë në luftë. Situata është shumë e rënduar”.

Teksa artisja shqiptare nga Ukrainë kërkon të largohet prej shtëpisë së saj, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, dhe Turiqia i kanë hapur dyert për të prituar amiljen e Nelyt.

“Dua të dalim nga Ukraina dhe të gjithë të dalim të gjallë”, u shpreh ajo.