Rusia sot ka filluar atë që Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur një “operacion special ushtarak” në Donbas, duke i dhënë fund spekulimeve javësh rreth synimeve të Rusisë në Ukrainë.

Por çfarë dihet deri më tani për sulmet ruse.

•Në një fjalim televiziv drejtuar popullit rus, Putin tha se operacioni synon “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.

•Sulme dhe shpërthime me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

•Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për fillimin e një lufte në shkallë të gjerë dhe iu lut OKB-së që “të bëjë gjithçka që është e mundur” për ta ndalur atë.

•Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka dënuar sulmin dhe është zotuar të mbajë Rusinë përgjegjëse.

•Udhëheqësit nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe NATO-ja gjithashtu e kanë dënuar ashpër ofensivën ruse.