Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar 189 raste të reja me këtë virus.

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

24 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës. 

Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. 

Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. 

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749. 

Në total numri i rasteve aktive është 2.996.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!