Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ka urdhëruar vendosjen e 7000 trupave amerikane në Evropë, u tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes gazetarëve pak pas konferencës së Presidentit Joe Biden.

Biden tha se ka autorizuar “zbarkimin e trupave tokësore dhe ajrore që tashmë janë të stacionuara në Evropë”, në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani. Ai gjithashtu tha se ka autorizuar kapacitete të reja ushtarake që të dërgohen në Gjermani, si pjesë e përgjigjes së NATO-s, duke përfshirë disa forca që ishin në pritje javë më parë, raporton CNN.

“Ata do të zbarkojnë në Gjermani që të sigurojnë aletatët e NATO-s, pengojnë agresionin rus dhe të mbështesin kërkesat e rajonit. Presim që ata do të nisen në ditët në vijim”, ka thënë zyrtari para gazetarëve.

Në fjalimin e tij, Biden siguroi se ushtarët amerikanë nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në konfliktin Rusi – Ukrainë.

“Forcat tona nuk po shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë në NATO dhe për t’i siguruar në mbështetjen tonë aleatët tanë në lindje”, shtoi Biden.