21 vjet të jetës, një paciente kosovare jetoi me një anomali fort të rrallë dhe jashtëqitjen si proces fiziologjik e kreu nga organi gjenital.

Ngase ishte lindur me një çrregullim të tillë ku vrimën anale e kishte në vaginë.

Mirëpo me operacionin e bërë në Klinikën e Kirurgjisë përfshirë edhe atë Fëmijëve, anusi iu vendos në vendin e vet, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e këtij çrregullimi, pacientja kishte pasur infeksione të shpeshta.

Ndaj pos që është rast fort i rrallë, për QKUK është edhe rasti i parë që e bëjnë këtë intervenim referuar moshës së pacientes, derisa jashtë vendit ky lloj operacioni ka koston prej 100 mijë eurosh.

E, për këtë Klinika e Kirurgjisë ka në plan të bëjë një punim shkencor, ngase edhe qendrat spitalore më të avancuara mund të mos kenë të tilla raste.