Lufta që nisi sot në Ukrainë, pas sulmit ushtarak të Rusisë, i ka prekur edhe sportistët.

Ata kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dalë kryesisht në krahë Ukrainës.

Futbollisti ukrainas i Manchester Cityt ka qenë mjaft i ashpër karshi presidentit rus, Vladimir Putin.

Futbollisti i krahut të majtë e bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruante: “Shpresoj të vdesësh në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, krijesë”, ka shkruar futbollisti.

Por, më pas, 25 vjeçari e fshiu postimin e tij, i cili ishte i vrazhdë dhe i ashpër.

Gjithashtu, ai e bëri edhe një postim, në mbështetje të vendit të tij.

“E gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj mbrapa dhe do të përpiqem të shpreh mendimin tim. Një vend, ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës”, ka shkruar përfaqësuesi ukrainas