Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arritur që të konfiskojë më shumë se 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit.

Në këtë aksion 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës. 

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës.

Destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollës është dyshuar se kanë qenë edhe 32 reflektorë në të cilët kanë qenë të paketuar nga 5 qese të substancave narkotike, gjithesej 160 paketime”, ka treguar Jashari.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në këtë aksion është sekuestruar një kombi dhe një veturë kurse aktualisht janë duke u zhvilluar bastisje në Pejë dhe Prishtinë.

Ndërsa, personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.