Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje ka thënë se do të votojë kundër Kodit Civil të Kosovës, i cili përmban edhe lejimin e martesave në mes të gjinisë të njëjta.

Deputetja Balje tha se nuk mund të dal kundër fesë dhe vlerave familjare me të cilat është rritur duke e votuar lejhimin e martesave mes gjinisë së njëjtë. 

Sipas saj, lejimi i martesave mes gjinive të njëjta nuk i përket kulturës dhe traditës së vendit.

“Të dashur qytetar, Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë. Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.