Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta mirëpriten binjakët, një vajzë dhe një djalë.

Ndërsa, vetëm tani këngëtarja ka zbuluar emrat e fëmijëve, të cilët quhen Ivy Blue dhe Icon.

Madje, çifti kanë hapur edhe një llogari personale në Instagram me emrat e të dyve.

Në një postim në lnstagramin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe fotografi të tjera të tyre së shpejti.

Ndërkohë, pas një pauze Genta pak javë më parë u rikthye edhe më një projekt të ri muzikor

Ajo lansoi këngën “Bad B*tch” që erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman, Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy.