Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka folur për një moment prekës në emisionin Oxygen në Klan Kosova.

Balje tha se një viktimë e dhunës seksuale ka treguar se e njeh dhunuesin.

Ajo tha se sipas viktimës i dyshuari është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe se jeton në Graçanicë.

“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë.

“E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”.