Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.

Skitari ynë arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në Lojërat Olimpike Dimërore, pas vendit të 15-të të zënë në kombinimin alpin.

Në lëshimin e parë, garuesi nga Kosova zuri vendin e 37-të, derisa në të dytin arriti të futet në top 30-she.

Kujtojmë që garuesi nga Kosova do të ketë një tjetër garë pasi më 16 shkurt do të garojë në disiplinën e sllallomit.

Njoftimi i plotë nga KOK:

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

E urojmë Albinin për paraqitjen dhe ju kujtojmë se ai do të garojë edhe më 16 shkurt 2022, në disiplinën e sllallomit.

https://www.facebook.com/443749529030425/posts/7006647669407212/?d=n