Numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 3 mijë e 68 që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se vetëm dje në vend janë regjistruar 4 viktima.

Ndërsa, numri i viktimave ka qenë i madh edhe gjatë ditëve të kaluar.

Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar 222 mijë e 339 raste të infektuara me COVID-19.

204 mijë e 632 persona janë shëruar deri tani nga ky virus.