Besimi dhe ritualet fetare gërshetohen ngushtë mes tyre. Rituali, ndihmon në gjallërimin bindjeve fetare. Në këndvështrimin sociologjik, feja përfaqëson një lidhje të fortë mes individit dhe grupit më të gjerë shoqëror.

E premtja për myslimanët, e njohur ndryshe si Xhuma-ja, që do të thotë dita e tubimit, është një ditë lutjesh të përbashkëta.

Dita xhumasë konsiderohet kongresi javor i myslimanëve. E, kështu po ndodh edhe këtë të premtë në Prishtinë, ku qytetarët po falen edhe në rrugë.

Këto pamje tregojnë devotshmërinë e besimtarëve, të cilat pasi nuk kanë gjetur vend për tu falur brenda xhamisë së Dardanisë në Prishtinë, ritualin e kanë kryer në rrugë, e kjo nuk ndodh për herë të parë.