Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi. 

Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.

“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai. 

Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19.