Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në magjistralen Aeroport – Prishtinë, njësitet antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues të dyshimtë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro.

Sipas Doganës shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63.756 euro.

“Me ketë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 12,000.00 €. Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €. Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.