Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave ka paralajmëruar se mund të mbajnë protesta.

Kjo për shkak që sipas tyre janë ranguar me koeficientë tepër të ulët në krahasim me kategoritë tjera.

Sipas kësaj sindikate, është e papranueshme që rritja e pagës për disa kategori të jetë deri në 100% kurse për ta vetëm 15%.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe insitucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor. Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opcionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, kjo sindikatë ka thënë se me vlerën aktuale të koeficientit shihet haptazi diskriminimi, anashkalimi dhe injorimi total i kërkesave të infermierëve.