Bukuroshja Arta Elezaj është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shpesh me paraqitje provokuese të cilat ngacmojnë imagjinatën e fansave.null

Javë më parë, bukuroshja me prejardhje nga Klina kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar gjatë pushimeve të fillim vitit në Dubai.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ajo dukej mjaft elegante e veshur me një këmishë të zezë me material sateni, të kombinuar me një palë xhinse të shkurtra.

Këtë dukje, Elezaj e kishte kombinuar me një numër të madh bizhuterish, të cilat kapin shifra të larta çmimesh.Lexo po ashtu:

Tjera imazhe të Arta Nitajt dhe Arta Elezajt nga seti i ri fotografik, ato duken atraktive me veshje sportive

Faqja “Shqip Cloced” në Instagram ka deshifruar shifrat përkatëse të secilës veshje he stoli të bukuroshes, të cilat në totalin kapin shifrën e mbi 147 mijë eurove.

Bluza e saj e markës “Alexander Wang” kushton rreth 725 euro, ndërsa xhinset nga e njëjta markës kushtojnë plot 380 euro.

Reçipetat “Prada” kapin shifrën e afro 480 eurove, ndërkohë që ora e saj e markës “Audemars Piguet” kushton plot 48 mijë e 100 euro.

Ish-aktorja e “O Sa Mirë” mbante gjithashtu në dorë plot tri byzylykë të markës “Cartier” me ngjyra të ndryshme, të cilët kushtojnë përkatësisht 6,800, 43,888 dhe 46,900 euro – varësisht nga numri i gurëve të çmuar.

Foto: Arta Elezaj/

Bukuroshja Elezaj përndryshe është komentuar shpesh nga mediat dhe ndjekësit për dukjet e saj atraktive dhe jetën luksoze që bën.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Foto: Arta Elezaj/Instagram