Bosi i nëntokës në Qipron e Veriut Halil Falyali u ekzekutua me breshëri të gjata automatiku mbrëmjen e djeshme teksa po shkonte me më një eskortë nga hoteli i tij në shtëpi.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë edhe shoferi i tij, ndërsa mediat turke raportuan se atentatorët u larguan nga ishulli me një skaf të shpejtë në drejtim të Turqisë sapo u siguruan që e kishin vrarë.

Sulmi në fjalë duket të ketë kushtuar shumë, atentatorët kanë qenë profesionistë dhe pas tij gjendet një dorë e fuqishme sipas mediave lokale, nisur edhe nga figura që përfaqësonte Falyali.

Pasuria e tij llogaritet të jetë sa 60% e të gjithë buxhetit të Qipros së Veriut dhe njihej si një ndër bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit, drogës dhe pastrimit të parave në rajon.

Ai  zotëronte të gjithë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit në Turqi, ndërsa është akuzuar publikisht nga bosi tjetër i mafias Sedat Peker si personi kyç në trafikun e tonelatave të kokainës nga Amerika Jugore në Turqi.

Halil Falyali

Madje sipas Pekerit, Falyali e bëntë këtë në bashkëpunim me djalin e ish-kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Falyali i mohoi këto akuza duke thënë se nuk ka lidhje me diçka të tillë, por akuzat nga Peker e kthyen atë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik turk.

Faylayli ka një histori të gjatë me krimin, trafiqët dhe vrasjet, ndërsa gjatë kësaj “karriere” është ndeshur shpesh me një element tjetër të nëntokës turke.

Ai është Sami Hostan, por njihet ndryshe si “Sami Shqiptari” për shkak të prejardhjes së tij nga trojet shqiptare.

Sedat Peker

“Sami Shqiptari” njihet për lidhjet që ka me qarqe të fuqishmë në Turqi, siç është ushtria apo bosët e mafias dhe konsiderohet si i paprekeshëm në shtetin turk. Disa vite më parë ai u akuzua nga prokuroria turke si pjestar i grupit “Ergenekon” që do të rrëzonte me forcë qeverinë turke, por doli nga burgu disa vite më vonë.

Raporti Hali Falyali-Sami Hostan

Kontaktet e tyre nisin më shumë se 20 vite më parë, kur Hali Falyali kishte një konflikt me një tjetër bos të mafias, të quajtur Behcet Tore. Të dy ata kanë patur biznese bashkë gjatë fundit të viteve ’90, por pastaj i prishën marrëdhëniet duke bërë që Tore të akuzonte Falyalin për një borxh prej 10 milion dollarësh.

Në mes, Sami Hostan, i cili njihet ndryshe edhe si “Sami Shqiptari”

Sipas tij, për shkak të këtij borxhi, Halil Falyali kishte organizuar një sulm kundër tij, por gjithçka u ndal pas ndërhyrjes së “Sami Shqiptarit”, i cili qetësoi gjakrat mes tyre.

Më pas, Behcet Tore përfundoi në burg ku është edhe sot, megjithatë nuk e mohoi asnjëherë që Falyali i kishte një borxh 10 milion euro.

Behcet Tore

Në deklarimet e bëra më pas në mediat turke, Falyali është shprehur se e njihte mirë “Sami Shqiptarin”, por që sipas tij ai nuk kishte ndërhyrë për të ndaluar ndonjë atentat ndaj Tores, madje sipas tij një sulm i tillë nuk ishte planifikur fare.