Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 717 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima.

Komuna e Prishtinës është komuna që ka regjistruar më së shumti raste të reja me virus gjatë kësaj kohe, gjithsej 185 raste.

Pas Prishtinës më së shumti raste regjistroi Komuna e Prizrenit-69, pastaj ajo e Pejës-67, Podujevës-57 dhe Gjakovës 55.

Gjatë kësaj kohe pozitiv me COVID rezultuan 33 fëmijë nën 9 vjeç, 43 persona të moshës 10-19 vjeç dhe 115 të moshës 20-29 vjeç.