Gjuajtje me armë zjarri dyshohet se kanë ndodhur sonte rreth orës 17:50, afër shkollës Elena Gjika në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka mësuar se në vendngjarje kanë dalë forca të shumta të Policisë së Kosovës, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në pamjet e siguruara shihet se rrugët në këtë vend janë të bllokuara kurse sipas sinjalizuesve në vend ngjarje kanë dalë edhe ekipet e forenzikës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë rast.