Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 787 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministri e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

08 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. 

Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. 

Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. 

Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021. 

Në total numri i rasteve aktive është 20.995. 

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!