787 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe pozitiv për koronavirus rezultuan edhe 35 fëmijë nën moshën 9 vjeçare, 52 të moshës 10-19 vjeçare dhe 94 të moshës 20-29 vjeçare.

Pozitiv rezultuan edhe 102 persona të moshës 60-69 vjeçare, 50 të moshës 70-79 vjeçare ndërsa 26 të moshës mbi 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima nga COVID-19.null

Një viktimë është i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Shtimes.

Ndërsa, viktima tjetër është mbi 80 vjeç nga Komuna e Gjakovës.