Sipas lajmeve në mediat amerikane, zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane informuan Kongresin dhe partnerët evropianë për krizën në mes të Ukrainës me Rusinë.

Duke deklaruar se Rusia është afër përfundimit të përgatitjeve për pushtimin e Ukrainës, zyrtarët theksuan se nga ky pushtim mund të vdesin 50 mijë njerëz dhe 5 milionë të tjerë mund të bëhen refugjatë.

Duke theksuar se në kufirin me Ukrainën gjenden 83 batalione ruse, secili i përbërë nga rreth 750 ushtarë, zyrtarët deklaruan se qeveria do të bjerë brenda dy ditësh në kryeqytetin, Kiev.