Instituti GAP ka publikuar një raport për “Qëndrueshmërinë e investimeve kapitale në komuna”.

Sipas GAP-it një numër i konsiderueshëm i projekteve kapitale nuk janë funksionalizuar asnjëherë apo nuk e kanë arritur rezultatin e planifikuar.

Image

Në raportin e GAP thuhet se janë shpenzuar miliona të taksapaguesve për ndërtimin e objekteve të ndryshme që nuk janë shfrytëzuar e në disa raste objektet e ndërtuara janë dëmtuar nga mosshfrytëzimi i tyre.

“Këto raste, përveç që dëshmojnë mos planifikim të duhur të investimeve, janë edhe rezultat i ndryshimeve demografike dhe rrjedhimisht, mungesa e nevojës për shfrytëzimin e tyre; mosmirëmbajtja dhe dëmtimi i projekteve pas përfundimit të investimeve; kontestet pronësore; mungesa e fondeve të mjaftueshme për të përfunduar projektin dhe në disa raste pamundësia e komunave për të pranuar staf me pagesë të rregullt, në menaxhimin ose funksionimin e objekteve të caktuara”, thuhet nga GAP.

GAP ka publikuar projektet kapitale në komuna që nuk janë bërë funksionale asnjëherë.

GAP ka dal me disa rekomandime në lidhje me këtë çështje.null

Rekomandimet e GAP-it

• Gjatë plotësim/ndryshimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, të futet një nen i cili obligon komunat të bëjnë studime fizibiliteti për projekte me vlerë mbi një milion euro.

• Kryetarët e komunave të sigurojnë që zyrtarët e prokurimit dhe menaxherët e kontratave të kenë njohuri të plotë të procedurave ligjore dhe teknike.null

• Zyrtarët komunal duhet të sigurojnë që nuk ka konteste pronësore para fillimit të fazës së tenderimit dhe ekziston një pëlqim i përgjithshëm i komunitetit për zonën ku pritet të realizohet projekti kapital.

• Udhëheqësit komunal të sigurohen se grupi i identifikuar i interesit është në dijeni të detajeve të projektit në mënyrë që të kenë mundësinë të monitorojnë nëse operatorët ekonomikë po kryejnë punët sipas kontratës dhe sipas afateve kohore.

• Projektet kapitale të përfunduara dhe të pashfrytëzuara duhet të ridestinohen për ndonjë nevojë tjetër të pjesëtarëve të komunitetit. Ky ridestinim duhet të bëhet në koordinim dhe pëlqim të komunitetit.

• Kryetarët dhe ekipet e tyre duhet të bëjnë planifikim të saktë të shpenzimeve buxhetore që ndërlidhen me tërë projektin kapital. Kjo nënkupton hyrje në procedura tenderuese vetëm atëherë kur ekzistojnë fondet për projektin dhe përgjegjësi më të lartë në ekzekutimin me kohë të pagesave ndaj operatorëve. Të shmangen vonesa apo devijime nga kontrata që do të mund të çonin në procedura gjyqësore dhe dështime apo zgjatje të projekteve.