Që nga fillimi i këtij viti, 1 janar 2022, 46 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm të premtën vdiqën katër të infektuar. 

Viktimat vinin nga Komuna e Prizrenit (2), nga Mitrovica (1) dhe nga Graçanica (1). 

Tre prej tyre ishin të grupmoshës 70 – 79 vjeç, ndërkaq i katërti i takonte grupmoshës 60 -69 vjeç. 

Kjo shifër e çoi në 3 mijë e 37 numrin e viktimave të regjistruara që nga fillimi i pandemisë. 

Momentalisht, numri i rasteve aktive me këtë virus është 30 mijë e 97.