Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se shtatë fëmijë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë,7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë, Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë, Spitali i Gjakovës, 26 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.