Policia kolumbiane ka kapur 118 kg kokainë në një ambulancë që po transportonte një pacient me COVID-19.

Ambulanca u ndalua për një kontroll rutinë në një postbllok në Antiokia, por kur shoferi nuk i tha efektivëve se në cilin spital po transportohej i sëmuri, dyshimet u shtuan dhe nisi kontrolli i ambulancës.

Gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë të fshehura në automjet. Për këtë rast policia arrestoi 5 persona që ndodheshin në ambulancë.