Partia Socialdemokrate do të mbajë mbledhje të kryesisë nga ora 10:00.

E pas mbledhjes, në orën 13:00, kjo parti do t’iu drejtohet mediave nga zyra qendrore e PSD-së.

Në njoftimin e partisë nuk është treguar tema e konferencës, mirëpo dje është raportuar në media se kreu i saj, Dardan Molliqaj, është ftuar për intervistim nga Policia në lidhje me shuplakën që ia dha një policit në protestë.

“Nesër, me datën 31 janar (e hënë), prej orës 10:00, PSD do të mbajë mbledhje të kryesisë. Më pas, në ora 13:00, do të mbahet konferencë për media në zyrën qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68”, thuhet në njoftim.