Në qarkun Kusel në Gjermani në landin Renani-Pfalc të panjohur kanë qëlluar të hënën herët në mëngjes (31.01)ndaj dy policëve gjermanë duke i goditur për vdekje. Policia në njoftimin e saj shkruan se “bëhej fjalë për një patrullim rutinë” të kontrollit të trafikut rrugor. Policët janë vrarë rreth orës 04:20.

Është shumë i paqartë sfondi i ngjarjes. Kur erdhën forcat e policisë në vendngjarje ishte shumë vonë, policja 24 vjeçare dhe kolegu i saj 29 vjeçar kishin ndërruar jetë. Një zëdhënës i policisë në Vestpfalc tha për radion publike SWR, se “kolegët janë shumë të tronditur. Disa i njihnin policët personalisht.”

Në të gjithë landin Saar dhe Renani-Pflc po kërkohet me intensitet ndaj vrasësve. Nuk ka asnjë përshkrim të autorëve të krimit dhe automjetit.