Shtatë persona të Grupi Kumanova janë dënuar me burg të përjetshëm për një aksion që u krye më 25 janar të vitit 2015.

E sipas një dokumenti të siguruar nga Alsat, tre nga ta kanë kërkuar që t’iu mundësohet transferimi në Kosovë.

Andi Krasniqi, Lirim Krasniqi dhe Demë Shehu janë personat që po synojnë të vuajnë dënimin në Kosovë. 

Gjatë aksionit të 25 janarit, kanë mbetur tetë policë dhe dhjetë nga Grupi i Kumanovës.