Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka deklaruar se në këtë klinikë janë 11 gra shtatzëna dhe lehona që janë të infektuara me COVID-19. Ai i tha Sinjalit se gjendja e tyre është stabile.

Ismaili njoftoi se nga 14 janari në Klinikën e Gjinekologjisë janë trajtuar 44 gra shtatzëna dhe lehona që kanë qenë me COVID-19, ndërsa aktualisht janë 11.

Ai tha se gjendja e tyre është stabile dhe asnjë nga to nuk është duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, mirëpo shumica e tyre janë të pavaksinuara.

Shumica dërrmuese e grave shtatzëna ose lehona kanë qenë të pavaksinuara. Mund të themi që bëhet fjalë për 80 për qind të tyre”, ka thënë ai për Sinjalin.

Kujtojmë që javët e fundit, në Kosovë ka pasur rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Aktualisht janë mbi 31 mijë raste aktive.