Këngëtari i njohur Alban Ramosaj, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, për këngën e tij të titulluar, “Theje”.

Diçka interesante i ka ndodhur këngëtarit teksa po ecte nëpër rrugët e Stambollit.

Ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet, gjatë bisedes ai performon një këngë, ku ajo u mahnitë nga zëri i tij.