Beatrix u eleminua mbrëmë nga shtëpia e famshme. Banorët shpërthyen në lot.

Pavarësisht situatës jashtë, banorët brenda e kanë dashur dhe e kanë vlerësuar Beatrix dhe shumica edhe e atyre që kanë dalë kanë folur mirë për të.

Me daljen e saj nuk u përlotën vetëm banorët, por edhe vetë Arbana u përlot.

Olsa Muhameti ka hedhur një story me shkrimin:

“Kush vdiq mo fol”, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar.

Oriola Marashi ka reaguar me një status duke shkruar: Vdiq emisioni jot.

Oriola e ka mbështetur dhe më përpara Beatrix.

“Gjithmonë me ty♥. Engjëlli im i bukur” shkruan ajo për mikeshën e saj.

Beatrix tregoi që ajo nuk ka luajtur brenda shtëpisë, sepse natyra e saj e ndjeshme nuk ia lejonte. Ajo tha se gjërat nga jashtë i shihte ndryshe dhe aty përjetohet çdo gjë ndryshe. Sipas saj ajo hyri për të treguar karakterin e saj pozitivë dhe iu duk mundësi e mirë për të shfaqur nga vetja.