Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, ka shpjeguar në një intervistë prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, Lührmann ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova.

“Ju duhet të keni hasur në konceptin eBallkanit të Hapur gjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?”, ishte pyetja që iu drejtua ministres gjermane.

“Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, tha ajo për DW.