Dritan Abazoviq së fundmi është përballur me një turmë protestuesish, të cilët edhe kanë bërë thirrje ofenduese në drejtim të tij.

Një nga protestuesit e quajti atë “tradhtar” por Abazoviq ju përgjigj duke i thënë “Tradhtinë kërkojeni diku tjetër”.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.