Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka vizituar Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ku ka biseduar me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin, dhe atë të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Sipas MSH-së, ata diskutuan për organizimin e punës, pas rritjes së rasteve me koronavirus dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar me situatën.

“Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty. Ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve. Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre”, bëhet e ditur në njoftim.