Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, ka treguar se kur e kishte kuptuar se i është rikthyer tumori, pas shumë vitesh. Ajo tha se kur kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother për ta befasuar shoqen e saj Arjola Demirin, ka pasur marramendje.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marramendje, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. Të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, tha ajo në emisionin “Goca dhe gra”.

Matoshi tha se nuk donte t’i tregonte askujt për sëmundjen, por pastaj këtë e ktheu në forcë për të tjerët.

“E thirra ish-burrin se fëmijët duhet me i marrë, e kom ditë që fëmijëve dikush mundet me ju thonë diçka”, shtoi Adriana.