Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2050 raste të reja.

E duke u bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të dalë më masa të reja kufizuese. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është në vazhdimësi në takime, dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet së shpejti do të dalim me masa të reja”, konfirmoi ai

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Në total numri i rasteve aktive është 7.266.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.