Lionel Messi e ka marrë veten plotësisht pas infektimit me koronavirus dhe është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germainin.

Messi ishte prekur nga Covid-19 në fund të dhjetorit, gjatë festave të fundvitit në atdheun e vet Argjentinë, ku kishte qëndruar i izoluar deri në fund të javës së parë të janarit.

Ai u kthye në Paris më 5 janar por atij i janë dashur gati dy javë për ta marrë veten plotësisht nga virusi, edhe pse kishte dalë negativ në testin për koronavirus.

PSG-ja njoftoi se ai i nisi stërvitjet me skuadrën të martën dhe sot e publikoi një video ku 34-vjeçari shihet duke ushtruar.

Rikthimi i tij në stërvitje është lajm i mirëseardhur për trajnerin Mauricio Pochettino, i cili mund të llogarisë në bashkatdhetarin e vet për ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 kundër Reims të dielën.

Messi nuk e ka pasur fillimin më të mirë të mundshëm të jetës në futbollin francez, pasi deri tani i ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje, duke e shënuar 1 gol dhe 5 asiste.

Të hënën, ai u mposht nga Robert Lewandowski i Bayern Munich në garë për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s për vitin 2021.